Sot gjashtë vite nga ikja në botën e përjetshme të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Klubi i futbollit Llapi, aty ku nisi hapat e parë Vokrri, ka disa fjalë për legjendën, për të papërsëritshmin.
“Sot shënojmë 6 vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Legjendar, Fadil Vokrri.
Ky përvjetor shënon kujtimin e një figure që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin tonë.
Fadil Vokrri ishte jo vetëm një futbollist i shkëlqyer, por edhe një lider i vërtetë që punoi me përkushtim të madh për zhvillimin e futbollit në Kosovë. Përkushtimi dhe pasioni i tij për këtë sport janë një frymëzim për të gjithë ne që punojmë në këtë fushë.
KF Llapi nderon veprën e tij dhe angazhohet që të vazhdojë rrugën e tij, duke punuar me përkushtim dhe pasion për të arritur sukseset që ai ëndërroi për futbollin kosovar.
Kujtimi për të do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona dhe në fushat e futbollit.
Faleminderit për gjithçka që i dhe futbollit kosovar, legjendë!”, shkruan në faqen e KF Llapit.