Një prej simptomave të drejtësisë kosovare e ka marrë me vete edhe Gjykata Speciale, institucion kosovar i vendosur në Holandë.
Këtë të enjte janë mbushur gjashtë vjet nga dita kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi u paraburgosën – e 72 muaj më vonë, ndaj tyre ka vetëm një verdikt nga shkalla e parë.
Mbajtja e gjatë në paraburgim refuzimi i vazhdueshëm për masa të tjera sigurie nga Gjykata, por edhe procedurat gjyqësore të stërzgjatura, kulmuan me verdiktin e rëndë – që i dënoi ata me 81 vjet burgim.
Procesi, sipas Vlora Çitakut, ka vënë në pikëpyetje vet historinë e UÇK-së dhe rrugën e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, raporton RTV Dukagjini.
“Por historia jonë nuk fillon në sallat e gjyqit në Hagë. Dhe nuk mund të rishkruhet nga një aktgjykim!,”ka shkruar tutje Çitaku, deputete e ushtruese detyrës së kryetares së PDK-së, që ka përmendur punën që po bëhet në strategjinë shtetërore e ndryshimet në ligjin për specialen.