Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > 6 vite që nga zhdukja e mitrovicases Mirjeta Zeka Shabani

6 vite që nga zhdukja e mitrovicases Mirjeta Zeka Shabani

 

Para 6 viteve një grua nga Mitrovica emri i së cilës është Mirjeta Zeka-Shabani u raportua e zhdukur.

Tash e 6 vite rasti i Mirjeta Zeka – Shabanit nuk është zbardhur.

Lidhur me këtë kanë reaguar organizata “CECD friends”, të cilët thonë se fati i Mirjeta Zekës nuk është zbardhur për shkak të mungesës së veprimit efektiv nga organet e drejtësisë.

Organizata kanë bërë thirrje për reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, si dhe kanë kërkuar që rasti i zhdukjes së personit në fjalë të transferohet urgjentisht nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Ky transferim është i domosdoshëm për të garantuar një hetim të plotë, të pavarur dhe të paanshëm. Mosveprimi institucional në këtë rast nuk është vetëm dështim ligjor dhe profesional, por edhe një padrejtësi e rëndë ndaj familjes së Mirjetës, e cila tash e gjashtë (6) vite kërkon përgjigje. Kërkojmë drejtësi për Mirjetën dhe për të gjitha rastet e tjera të ngjashme që mbetën të pazgjidhura. Heshtja dhe neglizhenca nuk mund të jenë përgjigje!”, thuhet ndër tjerash në reagim.