Gjashtë persona janë arrestuar të hënën mbrëma në Obiliq, nën dyshimin për veprën penale dëmtim i varrezave apo kufomave.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 dhjetor 2025 në fshatin Plemetin të Obiliqit.
“Mbrëmë, nga Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Obiliq, janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘dëmtim i varrezave apo kufomave’. Rasti ka ndodhur më datë 13.12.2025 në Plemetin të Obiliqit”, thuhet në njoftim.
Nga gjashtë të arrestuarit, pesë janë të mitur.
“Puna e hetuesve policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (prej tyre pesë të mitur), për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë qenë të përfshirë në këtë rast”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.