Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > 6 mënyra se si të zgjoheni më lehtë nga gjumi

6 mënyra se si të zgjoheni më lehtë nga gjumi

Por, sa shpesh ndodhë që ju nuk zgjoheni edhe 15 minuta pas alarmit, vetëm për të fjetur ‘edhe pak’? Me siguri më shumë se ju që mendoni.

Gjumi padyshim që është i mirë, si për trupin po ashtu edhe për mendjen, por kur fleni më shumë se që duhet gjatë ditëve të javës, mund të ju shkaktojë çrregullime brenda orarit të punës, duke ju bërë të nguteni për të shkuar në punë apo shkollë.

 

1) Leni alarmin çdo ditë nga një minutë më herët

http://web-images.chacha.com/images/Gallery/3788/what-can-i-do-to-make-waking-up-easier-650220618-sep-20-2012-1-600x400.jpg

Ti patjetër që nuk mund të zgjohesh në 5 të mëngjesit nesër, nëse gjatë tërë jetës tënde ke qenë duke u zgjuar në orën 8.

Por nëse dëshironi ta mundësoni këtë, atëherë thjeshtë çdo ditë vëni alarmin 1 minutë më herët.

Në këtë mënyrë ju mund ta arrini qëllimin tuaj, dhe do të ju duket shumë më e lehtë për arsye se do të sakrifikoni vetëm 1 minutë nga gjumi juaj i vlefshëm.

Pas një muaji ju do të zgjoheni 30 minuta më herët, ndërsa pas 2 muaji do të zgjoheni 1 orë më herët, e kështu me radhë.

2) Kujtojeni qëllimin tuaj

Nuk është çudi që shumë njerëz të suksesshëm e kanë më të lehtë të zgjohen për shkak se dëshirojnë më shumë kohë për punuar që ta arrijnë qëllimin e tyre.

Nëse dëshironi të zgjoheni më lehtë në mëngjes, thjeshtë gjeni diçka që ju motivon apo inspiron.

Nëse keni pasion diçka, ju nuk do të dëshironit asnjë pikë gjumë.

Ju do të keni ambicien dhe dëshirën e vërtetë që të zgjoheni sa më herët që është e mundur për të punuar që ta realizoni qëllimin që ia keni vënë vetes.

3) Takohuni me miqtë herët në mëngjeshttp://www.hercampus.com/sites/default/files/2015/05/02/friends.jpg                        Të gjithë ne dëshirojmë të kalojmë kohë me miqtë tanë, por nuk ka më mirë se të takoheni në mëngjes për një kafe.

Nëse ju do të takoheni herët me shoqërinë tuaj, atëherë ju do të keni një arsye më shumë për tu zgjuar sepse do të ndiheni më mirë kur e kujtoni që do ti takoni ata, plus kafja ju ndihmon që të kthjelleni.

4) Përshtateni ambientin në të cilin zgjoheni

Nëse e keni ftohtë në shtëpi, thjeshtë para se të fleni leni ca tesha afër në karrige, që në momentin e parë që të zgjoheni ju të visheni dhe të mos keni ftohtë si dhe të ndiheni më komod.

Ose nëse nuk dëshironi që të prisni për kafen tuaj në mëngjes, atëherë bëjeni gati në mbrëmje ndërsa në mëngjes vetëm e vloni.

Powered by WordPress