Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Veç rri, veç rri, edhe unë i dëgjoj sikur ti”, Dehari injoron lutjen e Jasharit në kërkesën e PDK-së për pauzë

“Veç rri, veç rri, edhe unë i dëgjoj sikur ti”, Dehari injoron lutjen e Jasharit në kërkesën e PDK-së për pauzë

”Veç rri, veç rri. Edhe unë i dëgjoj, sikur ti që i dëgjon”.

Kjo pëshpëritje ishte përgjigja që kryesuesi i seancës së sotme, Avni Dehari, i dha deputetes më të re nga radhët e PDK-së, Sala Jasharit, e cila pati një lutje të përfillej kërkesa e subjektit të saj për një pauzë 10-minutëshe.

”Kryesues”, ishte thirrja e saj drejt tij, por e cila nuk u mor për bazë fare nga përfaqësuesi i Vetëvendosjes, duke refuzuar prerë këtë kërkesë të deputetit Abelard Tahiri, ku po tentonin të konsultoheshin me përfaqësuesit për votimin ose jo të Dimal Bashës, i propozuar për kryeparlamentar.

Si pasojë, konsultime nuk pati.