Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rohde: Pajtohem me Orav, sulmet dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme

Rohde: Pajtohem me Orav, sulmet dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka reaguar shefit të zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav i cili tha se sulmet e eksponentëve të VV-së kundër gjyqtarëve individualë janë të papranueshme dhe se ndërhyrjet politike gjyqësor po ashtu janë të papranueshme.

Këto reagime erdhën pas vendimit të Supremes e cila tha se një ministër nuk mund të jetë deputet, duke marrë shkas nga udhëzimi administrativ për arkat fiskale.

Rohde tha se pajtohet me Orav, duke shtuar se sulmet dhe ndërhyrja politike në gjyqësor është e papranueshme.

“Është më e pakta që i duhet këtij vendi në këtë situatë politike tashmë të vështirë.”, ka shkruar gjermani në “X”.