Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Prokuroria e Pejës ngrit aktakuzë ndaj një personi, akuzohet se ia dha të dëmtuarit që i kishte borxh 9 mijë dollarë të falsifikuara

Prokuroria e Pejës ngrit aktakuzë ndaj një personi, akuzohet se ia dha të dëmtuarit që i kishte borxh 9 mijë dollarë të falsifikuara

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për falsifikim të parasë.

A.M akuzohet se nga shuma totale e 21 mijë e 500 eurove borxh sa ia kishte të dëmtuarit S.Q, ia kishte kthyer 9 mijë dollarë të falsifikuara.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.M,  në muajin nëntor të vitit 2023 në Pejë, duke e ditur se paraja është e falsifikuar vë në qarkullim paranë e falsifikuar, ashtu që, pasi i njëjti i kishte borxh të dëmtuarit S.Q, shumën prej 21,500.00€ , të njëjtit i’a kthen (tremijepesëqind euro) 3,500.00€, ndërsa pjesën e mbetur prej (tetëmbëdhjetëmijë euro) 18,000.00 €, si garanci në muajin nëntor 2023, i’a jep shumën prej 9,000.00 (nëntëmijë dollar) $ të cilat ishin të falsifikuara.”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit  përpos aktakuzës,  ka kërkuar dënimin e të pandehurit, ka propozuar konfiskimin e parave të falsifikuara dhe urdhrit për kompensimin e humbjes apo dëmit ndaj të dëmtuarit.