Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Limaj për Kurtin: Po t’i kishte votat për qeveri, do të shihej me kryetarin e Kuvendit

Limaj për Kurtin: Po t’i kishte votat për qeveri, do të shihej me kryetarin e Kuvendit

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj është deklaruar pas dështimit të seancës së 52-të konstituive.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese do të dalë me një vendim që do të sqarojë situatën dhe rrugën që duhet ndjekur.

“Kjo seancë u mbajt pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese për mundësinë e një masa të përkohshme qe Gjykata do ta aplikojë nga data 27. Tani më, nëse shihni kërkesat, ka vërshim të kërkesave si nga deputetët si nga presidentja, për të sqaruar një herë e mirë një situatë të tillë, për ta bërë më të thjeshtë themelimin e organeve shtetërore, unë besoj që Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin që do të dalë shpejt, përfundimisht do ta sqarojë pasojat juridike dhe rrugën që duhet ndjekur”, tha Limaj.

Ndër të tjera ai shtoi se për të nuk ka qenë asnjëherë temë kryetari i kuvendit.

Derisa ai tha se nuk ka vota për t’u zgjedhur kryekuvendari, duke demantuar kështu fjalët e deputeti Albin Kurtit që i ka votat për qeveri.