Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Inaugurohen hapësirat e reja të Inspektoratit Policor në Mitrovicën e Veriut

Inaugurohen hapësirat e reja të Inspektoratit Policor në Mitrovicën e Veriut

Janë inauguruar hapësirat e reja të Inspektoratit Policor të Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka thënë se kjo paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të IPK-së dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve, forcimin e integritetit të Policisë së Kosovës dhe rritjen e besimit të qytetarëve.

” Në këto ambiente të reja, zyrtarët e IPK-së do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve për adresimin dhe trajtimin e raportimeve të tyre.”, ka shkruar ai në Facebook.