Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Geci: Thaçi dhe Veseli janë pjesë e historisë që Kurti s’ka për ta shkruar kurrë

Geci: Thaçi dhe Veseli janë pjesë e historisë që Kurti s’ka për ta shkruar kurrë

Deputeti i PDK-së, Xhevahi Geci ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili tha se PDK është “parti e pareformuar, me 4-5 kryetarë dhe shoqëri me papërgjegjësi të pakufizuara”, duke shtuar se “dy kryetarë të kësaj partie, Thaçi e Veseli janë në Hagë dhe nga atje japin instruksione politike”.

Geci ka shkruar se kthimi i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Haga është i pashmangshëm, prandaj Albin Kurti është në alarm, përcjell TV Arbëria.

“Ai është gënjeshtar që mbijetoi duke përçarë, akuzuar dhe baltosur të tjerët. Tani që e vërteta po kthehet, ai nuk ka më çka ofron. Frika që e tradhton sa herë flet për ta, është prova më e qartë që është në rënie”, ka shkruar Geci në Facebook.

Sipas tij, Thaçi dhe Veseli janë pjesë e historisë që Kurti s’ka për ta shkruar kurrë.

“Thaçi dhe Veseli janë pjesë e historisë që Kurti s’ka për ta shkruar kurrë, sepse historia nuk i mban ata që vijnë për të prishur, por ata që ndërtuan.”, ka përfunduar ai.