Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka hapur një rast të degradimit të integritetit seksual.
Kjo pas ankesës së një vajze të mitur se një person i moshës madhore kishte bërë gjeste të pahijshme pranë saj, afër një parkingu në Prishtinë.
“Ankuesja femër kosovare, e mitur ka raportuar se deri sa ishte ulur afër një parkingu një person i moshës madhore kishte bërë veprime të pa hijshme me q’ rast e njëjta ishte ndier e frikësuar dhe e rrezikuar.”, thuhet në njoftimin e PK-së.