Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Drita e kalon testin e parë ndaj Differdange, pranë kualifikimit historik në Conference League

Drita e kalon testin e parë ndaj Differdange, pranë kualifikimit historik në Conference League

Drita ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Konferencës.

Kampionia në fuqi e Kosovës triumfoi ngushtë 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj ekipit nga Luksemburgu, Differdange.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 30-të, kur Albert Dabiqaj realizoi pas një tollovie në zonën mysafirë.

Differdange e gjeti golin në minutën e 65-të, për ta barazuar rezultatin.

Por, gjilanasit morën sërish iniciativën për ta gjetur golin e rikthimit të epërsië.

Pas një ndërhyrjeje të palejuar në zonë ndaj Dabiqajt, gjyqtari akordoi 11 metërsh për Dritën.

E nga pika e bardhë i pagabueshëm u tregua Besnik Krasniqi që realizoi në minutën e 80-të edhe golin e fitores.

Kësisoj, Drita shkon në Luksemburg me epërsi të vogël, por mjaft të vlefshme, teksa një barazim do t’i mjaftonte për t’u kualifikuar në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.