Osman Buleshkaj, drejtor i Institutit Pedagogjik ka folur për cilësinë e teksteve mësimore.
Ai në n’Pult me Resim Morinën ka thënë se duhet të kihet parasysh se shit-blerja e teksteve mësimore është edhe biznes.
“Nuk dua ta relativizoj si problem sepse cilësia e teksteve shkollore është problem. E dyta, trendi i shitjes dhe blerjes apo praktika e shitjes dhe blerjes së teksteve, gjithkund në botë është biznes. D.m.th nëse dikush thotë po shkruj për ta ndihmuar dikë, në sistemin e arsimit, ajo nuk qëndron. Sepse gjithkund shkrujnë edhe për të kontribuuar, edhe për të fituar.”, ka thënë Buleshkaj.
Sipas tij, mekanizmi i përzgjedhjes së teksteve cilësore në Kosovë, nuk po mjafton.
“Roli i Ministrisë së Arsimit është të zgjedhë tekstet më të mira. Pra, shtetet forcojnë, shtetet në perëndim dhe ato me sistem të avancuar të arsimit, forcojnë mekanizmin për zgjedhjen e teksteve cilësore. Ajo bëhet edhe në nivele qendrore të ministrisë, por edhe në të shkollave…Në raport me përzgjedhjen e teksteve ne e kemi një mekanizëm, por po na tregon që nuk po mjafton qeky mekanizëm i përzgjedhjes së teksteve cilësore. Përfshirja e aktiveve profesionale të mësimdhënësve, ka filluar të tregojë më shumë rezultat në përzgjedhjen e teksteve më cilësore.”, ka thënë ai në TV Arbëria.