Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajrami: Murati me Kurtin kanë bërë joligjore e jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit

Bajrami: Murati me Kurtin kanë bërë joligjore e jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së thotë se që nga 27 marsi, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati është duke e shkelur ligjin.

“Ai së bashku me Kurtin jo vetëm që kanë vepruar jashtëligjshëm, por kanë bërë joligjore e jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit.”, ka shkruar ajo.

Sipas Bajramit, dogana drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese.

“Prokuroria Speciale duhet të reagojë menjëherë për të mbrojtur rendin kushtetues dhe ligjshmërinë në vend.”, ka shkruar tutje ish-minsitrja.