Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajrami i reagon ZRRE-së: Bizneset ende s’janë faturuar për qershorin, ju po i bëni thirrje të lidhin kontrata për furnizim

Bajrami i reagon ZRRE-së: Bizneset ende s’janë faturuar për qershorin, ju po i bëni thirrje të lidhin kontrata për furnizim

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së ka reaguar pasi ZRRE u bëri thirrje bizneseve të lidhin kontrata me operatorë privatë, në mënyrë që të furnizohen me energji elektrike.

Ajo ka pyetur se si mund të bëhet kjo thirrje kur KEK-u, si furnizues i mundësisë së fundit, ende nuk i ka faturuar bizneset për muajin qershor.

“Ju nuk po merreni me realitetin e këtyre bizneseve. Ju po e injoroni faktin se fatura e qershorit dhe ofertat nga operatorët privatë janë faktorët vendimtarë nëse këto biznese do të vazhdojnë operimin apo jo.”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo ka pyetur se çka do të bëjnë me 1 gusht, për bizneset që nuk do të lidhin kontrata.

“Çka do të bëni me 1 gusht për bizneset të cilat nuk do të lidhin kontrata?

– do t’i leni pa rrymë,

-do t’i mbyllni ato,

-do t’i leni mbi 100 mijë punëtorë në rrugë”, ka shkruar ajo.