Një person është goditur për vdekje nga një veturë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur dje pas orës 18 në Llazarevë të Obiliqit.
Siç raportohet, drejtuesi i veturës nga pakujdesia ka goditur tashmë të ndjerin.
“Në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftimin e PK-së.