Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Ajvazi: Pse po fshihet fatura e qershorit për bizneset, e qartë se po manipulohet me prova

Ajvazi: Pse po fshihet fatura e qershorit për bizneset, e qartë se po manipulohet me prova

Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve ka pyetur KEK-un dhe ZRRE-në se pse po fshihet fatura e qershorit për bizneset. Ai ka kërkuar sqarim për arsyen e vonesës dhe hetim.

Ai ka thënë se kanë kaluar 18 ditë nga qershori por asnjë faturë energjie nuk është lëshuar nga KEDS për bizneset e detyruara të dalin në tregun e lirë.

“Urojmë që ky mos të jetë veprim i qëllimshëm – i koordinuar hapur me ZRRE –i cili nuk është tjetër veçse përpjekje për të fshehur të vërtetën, për të mos lënë gjurmë të dëmit të jashtëzakonshëm financiar që po u shkaktohet bizneseve në këtë proces të paligjshëm dhe të dhunshëm”, ka shkruar Ajvazi në Facebook.

Sipas Ajvazit moslëshimi i faturës është indikator i qartë i manipulimit me prova.

“Mos lëshimi i faturave po shihet si tentativ e vonimit të  transparencës derisa rastet të shkojnë në shkallë të dytë në Gjykatën Komerciale – me shpresën se mungesa e faturave do ta bëjë më të vështirë provimin e dëmit në proceset gjyqësore.”, shkruan tutje ai.