Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1mijë e 421 gjoba dhe janë pezulluar 23 patentë shoferë.
Po ashtu janë raportuar 56 aksidente, ku një person ka vdekur e 29 janë lënduar.
Komunikata e plotë:
Numri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 22-28.12.2025, janë shqiptuar 1.421 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 23 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 56 aksidente, nga të cilat:
– 1 aksident fatal, ku ka mbetur 1 person i vdekur
– 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona
– 33 aksidente me dëme materiale
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:
– Stacionit më të afërt policor
– Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.