Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bërnabiq për Asociacionin: Më duket se jemi në këndvështrim të njëjtë me BE-në e ShBA-të

Bërnabiq për Asociacionin: Më duket se jemi në këndvështrim të njëjtë me BE-në e ShBA-të

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, sot ka deklaruar se janë të gatshëm për dialog.

Ajo ka theksuar se është koha e fundit, për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lidhur me formimin e Asociacionit, Bërnabiq ka thënë se i duket që janë në këndvështrim me bashkësinë ndërkombëtare.

Bërnabiq ka theksuar se pavarësisht se çka thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ne e dimë çfarë duhet të zbatohet”.

Bërnabiq: Është koha e fundit për themelimin e Asociacionit

“Ne jemi të gatshëm për dialog dhe do të jemi gjithmonë aty në tryezë për të biseduar…Është vërtet koha e fundit, mund të them se koha e fundit ka qenë ndoshta pesë vjet më parë, për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në prill do të bëhen 10 vjet dhe dua që t’u falënderohem shumë partnerëve tanë perëndimor dhe komunitetin ndërkombëtar, sepse ata insistojnë në krijimin e një Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç e kemi nënshkruar në 2013 dhe 2015, dhe siç kemi diskutuar deri diku, në fund të vitit 2022, dhe veprimi i radhës duhet të jetë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pra, më duket se jemi në të njëjtin këndvështrim me bashkësinë ndërkombëtare, në radhë të parë, natyrisht, e kam fjalën për partnerët nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra pavarësisht se çfarë thotë Albin Kurti, ne e dimë se çfarë është nënshkruar dhe çfarë duhet të zbatohet.”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës, sot ka mbajtur debat parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se plani evropian përbën një avancim serioz në raportet ndërkombëtare me Serbinë si dy shtete që e njohin shtetësinë njëra-tjetrës defakto. Kurse, çështja e Asociacionit do të jetë në procesin e negocimit të planit të zbatimit, i cili mund të krijohet nëse plotësohet 6 parimet që i ka paraqitur në Kuvendin e Kosovës.

/TV Arbëria

Themes by WordPress