Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar veprimtarin e kahmotshëm të çështjes kombëtare, Jim Xhema.
Haradinaj ka thënë se Jim Xhema është shembulli më i mirë se si punohet për kombin nga çdo cep i botës.
“Me vepimtarinë e tij atdhedashëse, Jim Xhema është shembulli më i mirë se si punohet për kombin nga secili cep i botës. Mirënjohje për kontributin e parezervë në çdo etapë të shtetndërtimit”, ka shkruar Haradinaj.
Postim i plotë:
Me veprimtarinë e tij atdhedashëse, Jim Xhema është shembulli më i mirë se si punohet për kombin nga secili cep i botës.
Mirënjohje për kontributin e parezervë në çdo etapë të shtetndërtimit.