Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > 50 mijë tifozë shqiptarë në stadiumin e Dortmundit, në ndeshjen Shqipëri-Itali

50 mijë tifozë shqiptarë në stadiumin e Dortmundit, në ndeshjen Shqipëri-Itali

Kombëtarja e Shqipërisë nesër do të zbarkojë në fushën e “Signal Iduna Park” nga ora 21:00 e mbrëmjes, për të luajtur kundër Italisë, ndeshje kjo në kuadër të kampionatit evropian, shkruan TV Arbëria.

Tifozët shqiptar i “përjashtojnë” nga stadiumi tifozët e Italisë, pasi tifozët kuq e zi kanë mbizotruar me blerjen e biletave.

Sipas ESPN, mbi 50,000 shqipe do të veshin kuq e zi stadiumin e Dortmund, si kontigjenti më i madh udhëtues i çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.

Stadiumi vendas i Borusia Dortmundit, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, por vendi do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 gjatë Euro 2024.

Në anën tjetër do të jenë vetëm 10,000 tifozë italianë në stadium për shkak të blerjes në numër të madh të biletave nga tifozët shqiptarë.

Kjo po ndodhë për herë të parë në histori, stadium i “Signal Iduna Park” në Dortmund të Gjermanisë, nuk do të mbushet me tifozë të Dortmundit por me tifozët shqiptarë, kuq e zi.

Djemtë kuqezi janë përgatitur maksimalisht për sfidën dhe po aq seriozisht e kanë marrë prezencën e Kombëtares në Europianin e Gjermanisë, edhe tifozët shqiptarë.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në EURO 2024 ndaj Italisë. /TV Arbëria