Blog Post

Arbëria TV > Yje > 50 Cent për performancën në “Super Bowl”: Shkova sepse Eminem nuk donte të dilte pa mua në skenë

50 Cent për performancën në “Super Bowl”: Shkova sepse Eminem nuk donte të dilte pa mua në skenë

Më shumë se dy vjet pas performancës së tij të madhe të pjesës së parë të “Super Bowl”, 50 Cent pretendon se ai performoi vetëm atë natë sepse Eminem refuzoi të dilte në skenë pa të.

Përfshirja e 50 Cent ishte e papritur, raporton Unilad.

50 Cent kështu iu bashkua Dr. Dre, Kendrick Lamar, Mary J. Blige, Snoop Dogg dhe Eminem.

Reperi pretendon se kompania e Jay-Z, Roc Nation u përpoq ta përjashtonte atë nga shfaqja.

“Ata donin të më linin jashtë. Ata nuk më donin atje”, tha ai së fundmi për Hollywood Reporter.

Ai shtoi se vetëm Eminem është përgjegjës për përfshirjen e tij.

Foto: Screenshot/YouTube

“Eminem nuk do të performonte pa mua. Kështu përfundova në spektakël, sepse ai nuk do të performonte pa mua. Por nëse do të ishte në dorën e tyre, unë nuk do të isha aty. Jam një surprizë. Nuk isha fare në listën e interpretuesve, por ata nuk mund ta merrnin Emo-n pa mua”, tha reperi.

50 Cent performoi “In Da Club” në “Super Bowl” dhe Eminem performoi “Lose Yourself”.

Performanca e tyre në YouTube ka mbi 280 milionë shikime.