Në njoftimin e SHSKUK-së bëhet e ditur se intervenimi ka përfunduar dhe gjendja e pacientit ka qenë stabile.

“Pas përfundimit të intervenimit, pacienti është transferuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ku po vazhdon trajtimin, mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e mëtejme postoperatore”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk mund të ofrohet më shumë informacion.

“Njëkohësisht, theksojmë se ekipet profesionale shëndetësore janë duke ofruar përkujdesje maksimale dhe trajtimin e nevojshëm në përputhje me protokollet mjekësore”, shtohet në komunikatë.

Dy prindër në Lipjan janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë keqtrajtuar fëmijën e tyre 5-vjeçar, i cili është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve.

Sipas QKUK-së, fëmija është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dyshohet edhe për kequshqyerje.