Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > 5 Çajra që mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin Tuaj

5 Çajra që mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin Tuaj

Dihet se çaji jep shumë përfitime për shëndetin, por kjo nuk do të thotë që nuk ka asnjë rrezik.

Në varësi të metodës së përpunimit të çajit, gjendjes tuaj shëndetësore dhe sasive të konsumit, disa lloje mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me 5 llojet e çajit që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj.

Çaji i Kufilmës

Një çaj shumë i pëlqyer, i bërë nga gjethet e bimës “Symphytum officinale” dhe i njohur për vetitë shëruese.

Ai përmban alkaloide pirolizidine, të cilat mund të çojnë në dëmtime të rënda të mëlçisë kur pihet në sasi të mëdha.

Çaji i mentes

Nëse jeni duke pirë çaj menteje në sasi të mëdha dhe rregullisht, ai mund bëhet toksik për organizmin.

Kjo për shkak se përbërësi aktiv në të, mentoli, ndikon dhe prish sistemet biologjike që luajnë rol në ngrohjen dhe ftohjen e trupit.

Çaji i limonit

Ky çaj ku pihet në sasi të larta, mund të shkaktojë pasoja të padëshiruara për shëndetin tuaj oral.

Kjo për shakak se limoni ka nivele më të larta të fluorit dhe aciditetit, të cilat mund të ndikojnë në prishjen e dhëmbëve.

Çaj i zi

Edhe pse konsumi i një filxhani çaj të zi herë pas here nuk ka gjasa t’ju dëmtojë, konsumi i tij për gjatë gjithë ditës mund t’ju shkaktojë disa efekte anësore të pakëndshme.

Meqenëse mund të jetë i pasur me kafeinë, ai mund të shkaktojë ndjesi ankthi, stresi dhe shqetësimi.

Çaji i zi është i lartë në oksalate, të cilat për disa njerëz mund të grumbullohen në inde dhe të çojnë në dhimbje të kyçeve ose dhimbje të traktit urinar dhe fshikëzës së urinës.

Çaj jamballit

Çaji i jamballit mund të rrisë presionin e gjakut, kështu që njerëzit që marrin medikamente për presionin e gjakut duhet të jenë të kujdesshëm.

Por edhe nëse keni presion normal të gjakut, mund të keni probleme nëse konsumoni shumë çaj jamballi ose çajra me jamball në to. /AgroWeb.org

Powered by WordPress