Xhavit Jashari, kryetar i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve duke komentuar 27 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se ka anëtarë të familejs së tij të cilët kanë rënë dëshmorë pikërisht në këto data.
I ftuar në emisionin “N’PULT”, Jashari deklaroi se si lagje kanë qenë të përgatitur duke thënë se “lirinë e sjellë vetëm gryka e pushkës”.
“Ka anëtarë të familjes të rënë me 5, 6 dhe 7 mars. Po gjithsesi edhe në fillimet e hershme do me thënë ne si lagje në tërësi kemi qenë në përgatitje, kemi qenë të rreshtuar dhe kemi ardhë në përfundim se lirinë vetëm gryka e pushkës e sjellë dhe me 5, 6 dhe 7 mars në këto tri ditë janë 59 dëshmorë të rënë bashkë mekomandantin lexhendarë të kësaj lagje ku katër janë jashtë lagjes tonë por ne çdi vit i kujtojmë dhe i nderojmë”, tha Jashari./TV ARBËRIA./