Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > 47 milionë euro borxhe, KRU “Prishtina” u bën apel qytetarëve t’i paguajnë faturat

47 milionë euro borxhe, KRU “Prishtina” u bën apel qytetarëve t’i paguajnë faturat

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i paguajnë me kohë faturat e ujit, duke theksuar se borxhi i konsumatorëve ka arritur në 47 milionë euro.

Sipas KRU “Prishtina”, ky borxh dëmton funksionimin e shërbimit të ujësjellësit dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë.

Kompania ka theksuar se pagesa e faturave është përgjegjësi e secilit konsumator dhe se mosakumulimi i borxheve është në interes të qytetarëve dhe të funksionimit të qëndrueshëm të shërbimit të ujit.