Blog Post

Arbëria TV > Lajme > 46 aksidente trafiku brenda 24-orëve në Kosovë

46 aksidente trafiku brenda 24-orëve në Kosovë

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Vetëm brenda 24 orëve në vendin tonë janë regjistruar 46 aksidente trafiku, ku nga ta 15 janë me të lënduar, ndërsa 31 me dëme materiale.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 970 gjoba trafiku.

Edhe pse Policia e Kosovës vazhdimisht bën thirrje për kujdesin në trafik, aksidentet vazhdojnë të ndodhin.