Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rrahman Rama në Kuçicë të Skenderajt: Veteranët, invalidët e familjet e tyre meritojnë që shteti t’i trajtojë dinjitetshëm

Rrahman Rama në Kuçicë të Skenderajt: Veteranët, invalidët e familjet e tyre meritojnë që shteti t’i trajtojë dinjitetshëm

Kandidati i PDK-së, Rrahman Rama, është mbledhur sot bashkë me veteranë të UÇK’së në Kuçicë të Skenderajt.

“Veteranët, invalidët dhe familjet e tyre meritojnë që shteti t’i trajtojë dinjitetshëm”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në Kuçicë të Skënderajt u mblodhëm me shokë të luftës, e familje që kontribuan gjithëherë për Kosovën.

Veteranët, invalidët dhe familjet e tyre meritojnë që shteti t’i trajtojë dinjitetshëm.

Edhe projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së shpejti do ta bëjmë ligj, për t’i mbrojtur vlerat më të shenjta tona.

Të gjithë i falenderova për përkrahjen e madhe! #Rr7