Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo

Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo

Viktor Buzhala, ka njoftuar largimin e tij nga partia Guxo. Ai shpjegon se anëtarësia e thjeshtë nuk i ka mundësuar të kontribuojë në mënyrën që ai kishte synuar.

“Për të hyrë në politikë, më është dashur të sakrifikoj shumë në aspektin personal. Qëllimi im i vetëm ishte të kontriboja. Deri tash, nuk më është dhënë kjo mundësi,” shkruan Buzhala. Ai shton se nuk ka arritur të bëhet deputet dhe nuk ka marrë asnjë përgjegjësi brenda partisë apo në dikastere qeveritare dhe institucionale.

Buzhala falënderon bashkëkryetaren e Guxo, Donika Gervalla, për mbështetjen që i ka dhënë që nga dita e parë. Ai nënvizon se bindjet e tij politike mbeten të njëjta dhe nuk ka ndërmend t’i ndryshojë.</