Deklarata e fundit e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rasic, se kryeministri Albin Kurtikishte marrë një vendim “edhe për hatër të tij”, ka rikthyer në vëmendje disa zhvillime që lidhen me raportet e Kurtit me përfaqësues serbë.
Në këtë kontekst rikthehet edhe dokumenti i vitit 1990, sipas të cilit leja për ndërtimin e kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës ishte dhënë nga ish-funksionari shqiptar Hamdi Vranqi, babai i këshilltarit të Qeverisë Erzen Vraniqi, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Kurtit.
Në të njëjtën linjë përmendet edhe momenti kur në skenën politike ishte diskutuar kandidimi për presidente i deputetes Fatmire Kollçaku, për të cilën është theksuar se ka prejardhje të përzier familjare, pasi nëna e saj është serbe.
Në këtë kontekst, kandidimi i saj merr një kuptim tjetër, ndërsa nga të gjitha këto zhvillime po del në pah se bashkëpunimi i Albin Kurti me përfaqësues serbë ka qenë i afërt dhe i vazhdueshëm ndër vite.