Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > 400 ushtarë gjermanë vijnë në Kosovë, Osmani e pret ministrin e Mbrojtjes

400 ushtarë gjermanë vijnë në Kosovë, Osmani e pret ministrin e Mbrojtjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Pas takimit, Osmani bashkë me Pistorius do të mbajnë konferencë për media.

Pos Osmanit, ministri gjerman i Mbrojtjes do të pritet edhe nga kryeministri i vendit Albin Kurti.

Ndërkohë, ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ceremonia zyrtare e pritjes së Pistorius, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 13:30.

“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të hënën, më 5 shkurt, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, të shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 13:30”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se pas ceremonisë ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse do të mbajnë takimin bilateral.

“Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, agjenda ditore do të vazhdojë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00. Me këtë rast, të dy ministrat e mbrojtjes do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të kësaj Qendre”, thuhet tutje në njoftim. /TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

Themes by WordPress