Dy të dyshuar për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA) janë arrestuar sot në Ferizaj. Për këtë çështje të mërkurën po diskutohet në “Pressng” të T7.
Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se 40 milionë euro Serbia investon për destabilizimin e Kosovës.
“40 milionë në vit janë pare e madhe për një shtet siç është Serbi me investu në Kosovë në operacione. Qëllimi i shërbimeve serbe është mbajtja e Kosovës jostabile, destabilizimi dhe arritja e asaj që dështuar në Banjska që është kryengritja e serbeve të Kosovës”, ka thënë Ramadani.