Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “40 mijë vota vendimtare”: Kryeziu apelon për rikthimin e Limajt në PDK

“40 mijë vota vendimtare”: Kryeziu apelon për rikthimin e Limajt në PDK

Drejtori i TV Arbëria, Qëndrim Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, duke komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe diskutimet për rikthimin e Fatmir Limajt në këtë subjekt politik, shkruan TV ARBËRIA.

Sipas Kryeziut, shumica e figurave kyçe të PDK-së që identifikohen me trashëgiminë e UÇK-së janë shprehur në favor të rikthimit të Limajt, duke e vlerësuar këtë hap si të nevojshëm për fuqizimin e partisë.

Ai ka kritikuar ashpër atë që e quan “klanet e Prishtinës”, të cilat, sipas tij, po kundërshtojnë rikthimin e Limajt dhe po pengojnë konsolidimin e brendshëm të PDK-së.

Kryeziu vlerëson se pa mbështetjen e elektoratit të Limajt – të cilin ai e përllogarit në mbi 40 mijë vota – PDK rrezikon të mos e ruajë pozicionin e saj si forcë e dytë politike në vend. Në këtë kontekst, ai i bën thirrje kryetarit të partisë, Bedri Hamza, që të mos “bjerë pre e skemave të mashtrimit”, duke kërkuar që të fokusohet në unifikimin e strukturave dhe rikthimin e figurave të vjetra.

Në postimin e tij, Kryeziu akuzon disa grupe brenda PDK-së për mungesë të angazhimit kundër çështjeve që, sipas tij, kanë prekur vendin në vitet e fundit, si Gjykata Speciale apo skandalet në sektorin e energjisë. Ai shprehet se qëndrimet e tyre kanë ngritur dyshime për afërsi me pushtetin aktual.

“PDK ka nevojë për bashkim, mobilizim dhe rikthimin e besimit të qytetarëve. Kryetari Hamza është zgjedhur pikërisht për t’i dhënë fund stagnimit dhe për të ringritur partinë,” përfundon mesazhi i tij.

Reagimi i Kryeziut pritet të nxisë debate të tjera brenda strukturave të PDK-së, në një periudhë kur skena politike është në pritje të zhvillimeve të reja para zgjedhjeve./TVARBËRIA/

POSTIMI I PLOTË