Fituesi i Big Brother Vip Albania 2, Luiz Ejlli të premten ka festuar ditëlindjen e tij të 39-të.
Tashmë baba i një vajze të quajtur Luna Mari dhe krahë bashkëshortes së tij moderatores Kiara Tito e nënës së tij Anxhelina, këngëtari po shijon ditën më të bukur të jetës së tij.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagam” Luizi ka falënderuar të gjithë personat që e kanë uruar.
“Ditëlindja më e bukur. Faleminderit edhe juve të cilët me urimet tuaja, ishit si qershia mbi tortë në këtë 39 vjetor”, shkruan këngëtari.