Më 20 mars të vitit 1984 është themeluar tifo-grupi i parë shqiptar, “Torcida”.
Sot e 39 vjet më parë, themeluesi i saj, Shefqet Begu i njohur me nofkën Qeti, udhëhoqi grupin që në atë kohë njihej me emrin “Armata e Minatorëve- Torcida”.
Qeti këtë emër e ka sjellur në Kosovë, pasi kishte bërë bujë së pari në Brazil e më pas edhe në Kroaci, ku përkrahësit e Hajdukut të Splitit njihen me emrin “Torcida”.
Ndërsa “Torcida” e Mitrovicës, krahas klubeve të qytetit është përkrahëse edhe në ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Për këtë ditë të rëndësishme, tifozët mitrovicas organizuan të dielën një koreografi të veçantë në ndeshjen derbi të basketbollit Trepça-Peja në palestrën “Minatori”, që mund ta shihni në fillim dhe në fund të videos në vazhdim.
/TV Arbëria