Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > 39 të dënuar certifikohen pas përfundimit të programit “Menaxhimi i Zemërimit” në Dubravë

39 të dënuar certifikohen pas përfundimit të programit “Menaxhimi i Zemërimit” në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se 39 të dënuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë certifikuar pas përfundimit të programit “Menaxhimi i Zemërimit”.

Sipas SHKK-së, programi kishte për qëllim zhvillimin e aftësive për menaxhimin e emocioneve, kontrollimin e zemërimit dhe përmirësimin e sjelljes.

Programi u realizua nga zyrtarët për zbatimin e programeve risocializuese, Suzana Gusturanaj dhe Labinot Myrtaj.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë U.D. drejtori i Qendrës Korrektuese në Dubravë, Arsim Sherifi, dhe zyrtarë të tjerë të institucionit.

Sipas SHKK-së, programet e tilla ndihmojnë në risocializimin dhe riintegrimin e të dënuarve pas përfundimit të dënimit.