Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Siguri > 36 zyrtarë policorë i shtohen Njësisë Speciale Operative

36 zyrtarë policorë i shtohen Njësisë Speciale Operative

Pas një trajtimi 12 javor, Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës i janë bashkuar edhe 36 zyrtarë policorë.

Ceremonia e diplomimit të këtyre zyrtarëve u mbajt të premten në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë.

“Të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin ministri i punëve të brendshme z. Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Hoxha, znj. Avery –Riffe nga ICITAP-  Ambasada Amerikane, përfaqësues nga KFOR-i amerikan, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan ministri Xhelal Sveçla, drejtori i PK-së kolonel Hoxha si dhe eprorë të njësisë special operative.

“Folësit në ceremoni uruan operatorët e rinj të NJSO-së dhe në të njëjtën kohë i inkurajuan që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi, gjithmonë të bashkuar dhe duke përkrahur njëri-tjetrin,  në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”, thuhet tutje. 

/TV Arbëria

Powered by WordPress