Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shkruar për numrin dhe vlerën e kontratave njëburimore të lidhura nga organizatat buxhetore në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Bajrami ka deklaruar se, sipas të dhënave zyrtare, nga marsi i vitit 2021 deri në mesin e tetorit të vitit 2026 janë lidhur gjithsej 2 mijë e 913 kontrata njëburimore, në vlerë prej 359 milionë eurosh.
Sipas saj, 1 mijë e 706 prej këtyre kontratave janë lidhur për herë të parë, në vlerë prej 304 milionë eurosh, ndërsa 1,207 janë aneks-kontrata, me vlerë prej 55 milionë eurosh.