Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > 354 të arrestuar në aksionin kundër Dark Web-it, sekuestrohen drogë dhe 152 armë zjarri

354 të arrestuar në aksionin kundër Dark Web-it, sekuestrohen drogë dhe 152 armë zjarri

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër rrjeteve kriminale që veprojnë në të ashtuquajturin Dark Web ka përfunduar me 354 persona të arrestuar dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës, armëve të zjarrit dhe parave.

Operacioni, i koduar “TorNado”, u zhvillua nga maji i vitit 2025 deri në tetor të vitit 2026, me pjesëmarrjen e agjencive ligjzbatuese nga 14 shtete. Koordinimi i tij u drejtua nga Europoli, agjencia e Bashkimit Evropian për bashkëpunimin policor.

Gjatë operacionit u zhvilluan qindra ndërhyrje policore në vende të ndryshme të botës, me objektiv goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikimin e drogës dhe armëve përmes platformave të fshehta të internetit.

Numri më i madh i arrestimeve u regjistrua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 132 persona, të ndjekura nga Britania e Madhe me 59, Hungaria me 45, Gjermania me 41 dhe Franca me 23 të arrestuar.