Një aksident trafiku me pasoja të rënda ka ndodhur ditë më parë në Kllokot, ku janë përfshirë dy vetura civile, ku si pasojë një pasagjerja ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 12 maj, ku nga përplasja kishin pësuar lëndime dy vozitës meshkuj kosovarë dhe një pasagjere femër kosovare.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga vozitësit është liruar pas tretmanit fillestar.
Ndërkohë, pasagjerja dhe vozitësi tjetër janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm. Më 17 maj 2025, nga QKUK është raportuar se pasagjerja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në aksident.
Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërsa i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.