Aktualisht në Kosovë janë rreth 34 raste aktive me COVID-19.
Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në 24 orët e kaluara janë shënuar edhe 4 raste të reja, duke regjistruar numrin e përgjithshëm në 273,889.
Ndërsa, janë 11 persona të cilët janë hospitalizuar dhe po marrin trajtim për COVID-19 në spitalet e Kosovës.
Në 24 orët e kaluara nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e virusit, derisa numri i viktimave që nga fillimi i tij është 3 mijë e 216.
/TV Arbëria