Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e mbrëmshme që ka ndodhur në Prishtinë.
Sipas njoftimit, dy personat që dyshohet se kryen vrasjen ishin të maskuar dhe të armatosur.
Tënjëjtit thuhet se kanë shtënë në drejtim të dy viktimave, ku njëri prej tyre ka humbur jetën në QKUK e tjetri gjendet akoma në trajtim mjekësor.
“Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet tutje.