Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > 3 vjet burg për Dibran Fetahun, obligohet të kthejë mbi 71 mijë euro Postës në Mitrovicë

3 vjet burg për Dibran Fetahun, obligohet të kthejë mbi 71 mijë euro Postës në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dibran Fetahut, duke e gjetur fajtor për veprën penale “Përvetësimi në detyrë”, sipas nenit 425, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues i shqiptoi të pandehurit dënim me burg në kohëzgjatje prej tre (3) vjetësh, në të cilin përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.