Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > 3 arsye të forta përse duhet të hani më shumë arra

3 arsye të forta përse duhet të hani më shumë arra

Arrat janë ndër arrorët më të mirë për shëndetin e njeriut.

Ato përmbajnë yndyrna të shëndetshme, vitamina, minerale, antioksidantë dhe enzima që kanë vlera të fuqishme mjekësore.

Arrat njihen kryesisht për rëndësinë e tyre në mbrojtjen e shëndetit mendor.

Forma e tyre e ngjashme me atë të trurit tregon për lidhjen e ngushtë që ata kanë.

Jo më kot konsumimi rregullisht i arrave forcon kujtesën dhe përshpejton përçimin e sinjaleve nervore.

Nëse arrat janë ndër arrorët tuaj të preferuar zbuloni 3 përfitimet më të mëdha që ofrojnë ato për shëndetin tuaj.

Të mira për stomakun

Mirëmbajtja e shëndetit të stomakut dhe të aparatit tretës në përgjithësi është hapi më i mirë që mund të ndërmerrni për organizmin.

Mikrobioma e stomakut ka nevojë për probiotikë dhe prebiotikë që të ruajë balancat e baktereve të mira dhe të këqija.

Ekspertët thonë se arrat shërbejnë si prebiotikë dhe rrisin volumin e baktereve të mira në stomak.

Ngrënia e rregullt e arrave parandalon inflamacionin, isheminë dhe kancerin e zorrës së trashë.

Ndihmojnë për rënien nga pesha

Arrat përmbajnë kalori, e megjithatë janë të pasura me fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe përshpejton metabolizmin.

Studimet thonë se arrat janë ideale për rënien nga pesha nëse konsumohen me mature.

Ato përshpejtojnë djegien e yndyrnave dhjamore dhe frenojnë oreksin.

Të mira për trurin

Siç e thamë edhe më lart, arrat konsiderohen si një prej ushqimeve më të mira për shëndetin e trurit sepse janë të pasura me acide yndyrore omega-3.

Konsumi i 10 gramë arra në ditë përmirëson aftësitë reaguese të trurit, përpunimin e informacionit, kujtesën dhe përqendrimin.

Duke qenë se ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore polio-të-pangopura dhe substanca që luftojnë inflamacionin, ekspertët thonë se duhen konsumuar çdo ditë në të mirë të trurit.

Ato ngadalësojnë dhe pengojnë plakjen e parakohshme të trurit dhe ulin rrezikun e sëmundjeve nervore në fazat e mëvonshme të jetës.

/TV Arbëria

Powered by WordPress