Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > 28 Nëntori, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

28 Nëntori, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar mëngjesin e kësaj të premteje një foto me pamje nga lapidari simbolik përkujtimor i Vlorës, në kuadër të urimit për festën e 28 Nëntorit.

Ai ka uruar ditën e Pavrësisë së shtetit shqiptar, me një shkrim të shkurtër.

“MIRËMËNGJES dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkroi kryeministri shqiptar.28 nëntori i 1912-tës, shënon një nga datat më të mëdha në histori për shqiptarët anekënd globit.

Në krye me Ismail Qemalin, u bë realitet ëndrra pesëshekullore për mëvetësi.