Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > 25-vjeçari gjendet pa shenja jete në një motel të Gjilanit

25-vjeçari gjendet pa shenja jete në një motel të Gjilanit

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një prej moteleve të Komunës së Gjilanit.

Viktima ndodhej së bashku me një person tjetër, dhe dyshohet se bëhet fjalë për një çift homoseksual.

Vdekja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, ndërkohë që çifti ishte akomoduar mbrëmë në motel.

Ekipet përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e rastit.

Lidhur me këtë ngjarje, TV Arbëria  ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës, por që ende s’ka marrë një përgjigje.