Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > 249 vjet që nga beteja e parë e madhe e Revolucionit Amerikan

249 vjet që nga beteja e parë e madhe e Revolucionit Amerikan

249 vjet më parë u shënua beteja më e madhe dhe e para e Revolucionit Amerikan.

Më 17 qershor 1 mijë e 775 kolonë amerikanë të armatosur dhe trupa britanike zhvilluan këtë betejë, shkruan Klankosova.tv.

Beteja u zhvillua pranë kodrës Bunker Hill, që tani është pjesë e qytetit Boston, në shtetin Masaçusets.

2 mijë e 400 trupa britanike nën udhëheqjen e gjeneralit William Howe, u hodhën në sulm kundër 1 mijë e 500 kolonëve amerikanë, të cilët kishin hapur llogore mbrojtëse në një pjesë të kodrës Breeds Hill, në afërsi të kodrës më të dëgjuar Bunker Hill.

Trupat britanike u zmbrapsën dy herë nga kolonistët, sulmi i tyre i tretë pati sukses, sepse amerikanëve thuajse u ishte mbaruar municioni.