Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > 24-vjet nga masakra e Belegut të Deçanit, Haradinaj: Sakrifica e dëshmorëve motiv për mbrojtjen e Atdheut

24-vjet nga masakra e Belegut të Deçanit, Haradinaj: Sakrifica e dëshmorëve motiv për mbrojtjen e Atdheut

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar të rënët në masakrën e Belegut të Deçanit.

Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” theksoi se, sakrifica e tyre dhe e të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Lirisë na jep motivim për ta dashur dhe mbrojtur Atdheun tonë dhe të vazhdojmë angazhimin si shoqëri dhe shtet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë për ta.

Shkrimi i plotë:

29 marsi na kthen në kujtesë vitin 1999, martirizimin e dhjetëra motrave dhe vëllezërve tanë në fshatrat Beleg e Irzniq të Deçanit dhe në Poterq të Klinës. Edhe pse të paarmatosur, ata nuk u kursyen nga barbarët dhe vazhdojnë të mbesin plagë që kullon në shpirtin tonë.

Kujtojmë po ashtu rënien heroike të katërmbëdhjetë bashkëluftëtarëve nga Zona e Dukagjinit, Pashtrikut e Drenicës, në përballje heroike me armikun në Shishman të Bokës.Sakrifica e tyre dhe e të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Lirisë na jep motivim për ta dashur dhe mbrojtur Atdheun tonë dhe të vazhdojmë angazhimin si shoqëri dhe shtet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë për ta.

Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!

/TV Arbëria