Sot bëhen 24 vjet nga beteja e Llapashticës, betejë në të cilën ranë heroikisht 10 dëshmorë të Llapit.
Ishte 24 dhjetori i vitit 1998, kur filluan betejat e pareshtura në Zonës Operative të Llapit, ndërsa Llapashtica ishte shndërruar në një kala të pathyeshme për tre muaj me radhë.
Kjo betejë njihet si një ndër betejat me te lavdishme të UÇK-së, pikërisht në këtë vend forcat e UÇK-së i kishin dhënë goditje të fuqishme forcave serbe që kishte bërë jehonë përtej kufijve shqiptarë.
ZOLL-i ishte fole dhe fortifikatë e UÇK-së, ku u thyen me dhjetëra ofensiva serbe, që mësyn pozicionet e UÇK-së.
Humbjet e serbëve në këto beteja ishin shumë të mëdha, sidomos gjatë betejës së Llapashticës, ku pësuan humbje te konsiderueshme si ne njerëz ashtu edhe pajisje.
Gjatë betejës së Llapashticës, më 24 dhjetor 1998 nga radhët e UÇK-së ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorë të kombit: Isa Havolli, Ismet Dërguti, Skender Zenjullahu, Miftar Zenjullahu, Lulzim Jashari, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli dhe Jetullah Kastrati. /TV Arbëria